Skip to content

Emiri i Kuvajtit, “kalim te Zoti” në moshën 86-vjeçare

Emiri i Kuvajtit Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Sabah ka vdekur në moshën 86-vjeçare, njoftoi sot televizioni shtetëror.

Reuters kishte raportuar më herët se televizioni shtetëror i Kuvajtit ndërpreu programin e tij të rregullt dhe transmetoi vargje nga Kurani, ndoshta duke treguar se një anëtar i familjes mbretërore kishte vdekur.

Emiri i Kuvajtit Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Sabah u pranua në spital në fund të nëntorit për arsye urgjente mjekësore.