Skip to content

Mbërrijnë polumbarët në Bradomirë, kërkimet nisin të hënën

POLUMBARET

POLUMBARET

Ekipi i polumbarëve nga Tirana ka mbëritur në fshatin Bradomirë për të nxjerrë trupin e pajetë të peshkatarit Ramazan Kojtari që u mbyt këtë të dielë në rezervuar.

 

Polumbarët po studiojne thellësinë e rezervuarit dhe kanë vendosur që t’i fillojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të hënën në mëngjes.

 

Trupi i peshkatarit tjetër, u nxorr nga familjarët dhe banorët e zonës më herët.

 

Deshmitarët thanë se varka mund të jetë mbytur, për shkak të mbingarkesës.

 

Por nuk përjashtohet mundësia, që varka të ketë pësuar çarje.

f648a077 3efb 470a 91da e70f7464c7c7 54185427 0d0a 4421 991f 0d15b78da737