Teksa ka mbetur më pak se një orë nga nisja e protestës së opozitës së thirrur nga Sali Berisha, policia ka njoftuar masat e marra në kuadër të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.
Përpos numrin të madh të efektivëve dhe vendosjes së kamerave me rezulocion të lartë, policia ka nxjerrë edhe makinat shihedhëse, e cila është parkuar afër Kryesisë së Kuvendit.
Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se kjo protestë nuk do të organizohet për të personalisht, por për një grusht shteti brenda shteti, siç e ka cilësuar ai.
Rreth 700 efektivë nga policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombetare (ish-FNSH), do të qëndrojnë te Kryesia e Kuvendit gjatë protestës së Berishës.
Afër Kuvendit janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.
Gjithashtu edhe RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.
