Subscribe
Të enjten, grupi Parlamentar Demokrat nuk do të marrë pjesë në votimin për heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe do të vazhdojë aksionin për bllokimin e seancës plenare.
Në fund të mbledhjes, kreu i grupit, Gazment Bardhi, theksoi se aksioni i opozitës nuk do të devijojë nga asnjë çështje.
Bardhi doli në mbrojtje të liderit të opozitës, Sali Berisha, duke deklaruar se Prokuroria nuk ka asnjë provë kundër tij në çështjen e kompleksit Partizani.
“Dosja e ardhur në Kuvend, nuk ka patur asnjë provë dhe për ne është e papranueshme që për rastin e Ahmetajt u paraqit një relacion me qindra faqe para Kuvendit, ndërsa për Berishën ka pasur një relacion me 5 faqe dhe asnjë provë shoqëruese”, tha Bardhi.
Bardhi shpjegoi edhe firmën e tij në padinë e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se ai beson se SPAK shkeli kudhtetutën kur vendosi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës “detyrim paraqitje”, pasi duhet të kishte marrë autorizimin e Parlamentit./
