Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit, duke thënë se ishte në zyrën e tij duke ndjekur mbledhjen e Këshillit të Mandateve që miratoi kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Ne në Grupin Parlamentar diskutojmë për strategjitë më të mira për përballje me regjimin e Ramës. Secili prej nesh në mbledhje shprehim mendimet tona për rrugën më të mirë.
Në parim, e drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Personalisht mbështes protestat kundër regjimit të Ramës.
Nuk isha në protestë, kam qenë në zyrën time duke ndjekur mbledhjen e Këshillit të Mandateve”, tha Bardhi.
Në lidhje me pyetjen pse kundërshtoi në mbledhjen e grupit propozimin e Berishës për thirrjen e protestave, Bardhi tha se ndan dhe mendime ndryshe me ish-kryeministrin.
