Skip to content

Video/ Protestë jashtë Kuvendit, Lindita Nikolla mbërrin 2 orë para nisjes së seancës ku do të votohet dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbërritur në Kuvend mbërrin 2 orë para nisjes së seancës, ku do të votohet për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar Parlamentit, ndërsa janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit në rast incidentesh.

Rreth 800 efektivët e angazhuar për protestën janë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (ish-FNSH).

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.

Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje  të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Kuvendi vendos për fatin e Berishës

Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që është në pikën e parë të rendit të ditës.

Këshilli i Mandateve ka dorëzuar në Kuvend 2 raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Konkretisht, janë dorëzuar në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Këto 2 raporte do të prezantohen në seancën plenare të ditën së nesërme, ku pritet që Kuvendi të votojë për imunitetin e Berishës. Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”.

“”