Skip to content

73 vota nga PS, po 2 votat e tjera? Dalin emrat, deputetët që bashkuan votat me socialistët kundër Berishës

Kuvendi vendosi t’i heqë imunitetin Berishës pas një seance mes kaosit. Nga salla dolën 75 vota pro. PS vetë ka 73 vota, ndërkohë që siç mëson gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, dy votat e tjera ishin të deputetëve të PSD-së së Tom Doshit.

Dy deputetët e PSD Gertjan Deda dhe Gledis Çeliku bashkuan votat me socialistët për t’i hequr imunitetin Berishës. /

Lexo edhe :Related Posts