
Në Lezhës është organizuar për të disatin vit radhazi panairi i gjelit të detit i kthyer tashme në tradite.
Fermerët janë bërë pjesë e një panairi duke synuar jo vetëm promovimin e këtij produkti. Fermerët i janë përmbajtur traditës, ndonëse sipas tyre nuk mungojnë edhe vështirësitë për rritjen e gjelit.
Nënryetari i bashkisë Lezhë Enver Hafizi, u shpreh se ky panair është një mënyre e mire për promovimin e gjelit të detit, por edhe të produkteve të tjera që ofron zona e Lezhës.
Promovimi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të zonës së Zadrimës, shihet si një mundësi që u krijohet fermerëve të Lezhës për te gjetur treg për prodhimet e tyre.