Në Universitetin e Durrësit u zhvillua një konferencë shkencore me fokus globalizimin dhe ndërkombëtarizimin e universitete në bashkëpunim me universitete prestigjioze të huaja si La Sapienza e Romës.
Rektorja e universitetit të Durrësit tha se po punohet për ta shtrirë bashkëpunimin edhe në universitete të tjera të rajonit.
Ajo sqaroi se në kuadër të ndërkombëtarizimit , Universiteti i Durrësit jep diploma të dyfishta me disa shtete, të cilat janë gjithnjë e më të rëndësishme për tregun e punës./