Skip to content

Fluks qytetarësh në Qafë Thanë, pala maqedonase punon me numër të reduktuar punonjësish

Subscribe

Fluks në doganën e Qafë Thanës. Në videot e siguruara shihet fluksi i dhjetëra mjeteve që presin në radhë për të hyrë në Shqipëri.

Për më tepër se 2 orë, qytetarët janë ndeshur me vonesa në palën maqedonase të cilët kanë numër të reduktuar punonjësish.

Sipas informacioneve të marra nga kjo doganë, të dyja palët punojnë me 2 sportele, si ajo maqedonase dhe ajo shqiptare.

Por problemi aktualisht qëndron tek pala maqedonase që nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar fluksin.

Festat e fundvitit janë arsyeja që shumë shqiptarë po vijnë nga doganat e juglindjes drejt vendit të tyre, ndërsa pritet që edhe ditët në vijim të ketë fluks jo vetëm në Qafë Thanë por edhe në doganën e Kapshticës.