Skip to content

Masa ‘arrest në shtëpi’ ndaj ish-kryeministrit, SPAK kërkon që Berisha të komunikojë vetëm me familjarët

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që ky i fundit të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të.

Gjithashtu është kërkuar ruajtje me policë.

Në dokumentin e siguruar  nga Panorama, thuhet po ashtu se adresa ku Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

“…me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në dokument.

Kujtojmë se sot u mbajt seanca në GJKKO ndaj ish-kryeministrit për ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi, kërkuar nga SPAK.

Seanca u shty për në datën 27 dhjetor në orën 11:00, pasi se avokatët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.

Po ashtu, të mërkurën, në datë 27, në orën 09;00 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.

Togat e zeza do të shqyrtojnë mbi bazë dokumentesh se kush ka të drejtë të mbajë logon e vulës grupi i Bashës, ose grupi i drejtuar nga Sali Berisha.

Berisha ka paralajmëruar një protestë të martën para Gjykatës së Lartë pikërisht për këtë çështje. Të dyja grupimet pretendojnë se ka të drejtë për të drejtuar opozitën shqiptare.

 

 

“”