Skip to content

Viti i Ri 2019, spektakël fishekzjarresh në Tiranë/Foto

NATA E NDERIMIT TE VITEVE

NATA E NDERIMIT TE VITEVE

Tirana priti Vitin e Ri 2019 mes spektaklit të fishekzjarreve dhe tingujve të muzikës.

 

Shumë qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të festuar natën e ndërimit të viteve.

 

Në ndryshim nga herët e tjera, për herë të parë nata e ndërimit të viteve u shoqërua pa asnjë incident.

 

Koncerti I organizuar nga Bashkia, I cili nisi rreth orës 22:30 dhe zgjati deri orët e para të mëngjesit, e bëri akoma më të bukur Vitin e Ri 2019.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e mbajtur teksa shprehu urimin për të gjithë qytetarët theksoi se duke filluar nga 1 janari Tirana do të gdhihet më mirë.

 

“Nesër Tirana do gdhihet më e mirë. Do gdhihet pa lloto. Na janë mërzitur pak çunat por gocat janë më të lumtura. Nesër fillon çeku i bebes. Ju të tjerët filloni punën. Tirana është kryeqyteti i ëndrrave, ndaj gëzuar Vitin e Ri 2019.”

 

6abffe80 a60a 4ab8 8e87 1cf8cf286489 fd70ed5a 6f5a 42fa 843c 94a5ca1eb107 7bcad35f 224f 4241 9d4e b5c62a41b7ea b8171608 7542 442d a1cb 3f62f1413322 d9c86bcb 011d 4680 ae88 97439556e0a7