Skip to content

Zelensky dhe Orban mund të takohen së shpejti

Ukraina dhe Hungaria po përgatiten për një takim mes Presidentit Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në të ardhmen e afërt, tha sot shefi i kabinetit të presidentit ukrainas.

Andriy Yemark i bëri këto deklarata pas një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijártó.

“Ne po punojmë për të organizuar një takim midis dy liderëve në të ardhmen e afërt”, tha Yermak në platformën e mediave sociale X. /