Kurioziteteve botërore së fundmi, i është shtuar edhe një tjetër atraksion dhe atë që ka të bëjë me Kosovën.
Kështu një helikopter britanik që është përdorur nga ushtria britanike pas luftës në Kosovë, tashmë është shndërruar në një shtëpi luksoze, përderisa ky helikopter është përdorur edhe në Luftën e Gjirit.
Një familje në Lanchashire ka blerë helikopterin dhe e ka shndërruar atë në një shtëpi për katër persona, e cila tashmë është lëshuar me qera.
Helikopteri Westland Lynx XZ676 i vitit 1982 shërben për akomodim një ditësh dhe përmban një lavaman, një minifrigorifer, një mikrovalë, drita dhe televizor LED, dhe një natë qëndrimi në të kushton hiç më pak se 120 euro.
Për më shumë, shikoni fotot më poshtë:

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re