Ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, simpatizantët që mbështesin Sali Berishën janë grumbulluar në rrugicën poshtë banesës së tij.
Në pamjet shihet momenti kur Sali Berisha del në dritare dhe i përshëndet ata me dy gishta dhe me dy flamuj të PD.
Ndërkohë mbështetësit e tij dëgjohen duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Ndërkohë e bija e tij, Argita Berisha ka zbritur poshtë banesës duke falënderuar mbështetësit demokratë që ishin mbledhur për ta përkrahur babain e saj, Sali Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie.