Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka premtuar një tjetër rritje pagash nga Korriku i këtij viti.
Në buxhetin e shtetit, siç deklaron ai qeveria ka parashikuar një buxhet prej 400 mln eurosh për “rritjen historike të pagave në sektorin publik”.
Balla, thekson se kjo rritje vjen në kuadër të premtimit për të çuar pagën mesatare në 900 euro për gjithë strukturat shtetërore.
Taulant Balla: Në 1 Korrik 2024 ne do të kemi një rritje historike të pagave në sektorin publik, me një fokus të veçantë, punonjësit e Policisë së Shtetit, mjekët, infermierët, mësuesit dhe forcat e armatosura dhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria ka parashikuar 400 mln euro që do të përdoren për të mbuluar gjithë nevojën që ka kjo rritje historike pagash, për të shkuar në një pagë mesatare 900 euro në gjithë strukturat shtetërore.
Rritja e kësaj performancë lidhet dhe me procesin e vetëpastrimit, për të çrrënjosur nga trupa e shëndoshë e Policisë së Shtetit, elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të Policisë së Shtetit.
