Skip to content

Qeni shijon vaktin më të shtrenjtë të jetës së tij, ha zarfin me 4000 dollarë (VIDEO)

Një qen “i uritur për para” ka ngrënë 4000 dollarë të pronarëve të tij.

Cecil, është bërë viral pasi ka ngrënë zarfin e parave që pronarët e tij kishin lënë mënjanë për një kontraktor.

Clayton dhe Carrie Law mblodhën së bashku shumicën e kartëmonedhave të copëtuara dhe vetëm 450 dollarë mungonin.

Veterineri i Cecilit i tha çiftit se kafsha e tyre do të ishte mirë.

Në fillim të dhjetorit, Clayton Law vendosi një zarf me 4000 dollarë në banakun e tij të kuzhinës. Ai dhe gruaja e tij, Carrie, duhej të paguanin kontraktorin e tyre me para në dorë për instalimin e një gardhi.

Rreth 30 minuta më vonë, për habinë e tij, ai gjeti qenin e tij duke shijuar vaktin më të shtrenjtë të jetës së tij.

“Papritmas Clayton më bërtiti: ‘Cecil po ha 4000 dollarë!’”, tha Carrie Law në një intervistë me gazetën e qytetit të Pittsburgh.

“Për pak sa nuk pata një atak në zemër”.

“Ai është shumë i veçantë, mund të lini një biftek në tryezë dhe ai nuk do ta prekte sepse nuk është i motivuar për ushqim,” i tha Carrie Law gazetës.

“Por me sa duket ai është i motivuar për para”.

Ndërsa Cecil u largua me vrap në divan për të ngrënë vaktin e tij, dyshja thirrën menjëherë veterinerin e Cecilit për të parë nëse ai do të kishte nevojë për ndonjë trajtim mjekësor./