Skip to content

Tabaku për Panorama TV: Bashkimi i Ekonomisë me Kulturën? Kur e dëgjova mendova se po tallen! Ilir Beqajn e kam denoncuar, e refuzuan dhe donatorët e BE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuat në Panorama TV, hetimet mbi ish-ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, si edhe shkrirjen e tre ministrive, atë të Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.

Tabaku e cilësoi qeverinë të shteruar si në vizion e argument, por edhe në njerëz, pasi sipas saj po riciklon në parti të njëjtët persona. Sa i përket hetimeve të nisura nga SPAK, për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deputetja demokrate tha se edhe “ai është denoncuar për vite më radhë dhe është mbrojtur nga qeveria”.

“Në rastin e Ilir Beqajt, është denoncuar për vite më radhë dhe është mbrojtur nga qeveria. Si kryetare e komisionit te Integrimin e denoncova, sepse ai pak muaj më parë u vendos si drejtuesi që kontrollon të gjitha fondet donatore, por edhe fondet e BE-së. Të gjithë donatorët e refuzuan”, tha ajo.

MINISTRIA E RE

E ndalur më tej tek shkrira e tre dikastereve në një të vetmë, Jorida Tabaku e cilësoi si një portofol të sajuar, ku sipas saj, “një pjese e mirë që lidhet me kontratat koncensionare, do shkojnë tek kjo ministri, dhe do jetë dikush që do tenderoj kontrata që i kanë refuzuar ti tenderojnë të tjerët”.

“Tendenca e fundit për bashkimin e tre ministrive pa asnjë lidhje. Do bënte sens nëse do kishim një ministri të ekonomisë dhe inovacionit. Kur shikon “Ministria e Kulturës dhe Ekonomisë”, mendova se dikush po tallej. Nuk shoh asnjë vend tjetër që të ketë një eksperiencë të ngjashme. Me duket një portofol i sajuar dhe dyshoj se një pjese e mirë që lidhet me kontratat koncensionare, do shkojnë tek kjo ministri, dhe do jetë dikush që do tenderoj kontrata që i kanë refuzuar ti tenderojnë të tjerët.

Qeverinë e shoh si të shterur në energji, argument, vizionin dhe në njerëz. Qeveria po riciklon të njëjtën njerëz, ka bilanc korrupsioni të jashtëzakonshëm. Në këtë vit nuk ka pasur se çfarë të bëjë se ka shteruar. Këtë praktikë pune, që kjo qeveri ka punuar për pakicën dhe jo për shumicën, PD ta japi me një ofertë ndryshe. Ka ardhur koha që shqiptarët të shikojnë përtej saj, përtej mandatit. Sot përveç se janë më të varfër kemi nivelin më të lartë të korrupsionit”, u shpreh ajo.

HETIMET E SPAK
Sipas Tabakut: “Arben Ahmetaj duhet të kishte shkuar më parë para drejtësisë, por qeveria i ofroj një avokati politike dhe publike, drejtësia duhet të merret me të. Ne duhet të fokusohemi tek inceneratorët për hetimin e të tjerëve.

Kjo është një filozofi qeverisë, se kemi një ish-zëvendës kryeministër i cili kishte një pushtet të jashtëzakonshëm dhe kemi shkrirjen e ministrisë se ekonomisë dhe financave në një, me fondet e rindërtimit dhe me shumë pushtet që se ka pasur asnjë ministër financash. Ai sot është përball drejtësisë, por duhet të ishte pas hekurave”.

 

“”