Skip to content

Amerikanët, në Ankara për rastin e Gylenit

Një ekip zyrtarësh amerikanë mbërrijnë këtë të enjte, një
vizitë për të cilën Turqia shpreson se mund të hapë derën për të ekstraduar klerikun
Fetullah Gylen, të akuzuar nga autoritetet turke si ideator i një grushti
shteti në korrik 2016, por që dështoi të finalizohej me marrjen e pushtetit.

Nga viti 1999 Gulen jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Për
disa vite, ai qe një aleat i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë vizitës dyditore, delegacioni i SHBA do të takohet me
zyrtarët e Drejtësisë turke dhe Ministrive të Brendshme dhe Punëve të Jashtme,
për të diskutuar pikërisht padinë e Turqisë kundër Gylenit.

Turqia kërkon arrestimin e tij që nga viti 2014, por
amerikanët nuk i janë përgjigjur, duke pretenduar se Ankaraja nuk ka ofruar
prova të mjaftueshme për akuzat.

Megjithatë, një përmirësim në marrëdhëniet mes SHBA dhe
Turqisë në muajt e fundit, te Ankaraja ka zgjuar shpresën se gjërat tani do të
ndryshojë.

Kjo pasi tre muaj më parë, Turqia liroin pastorin amerikan
Andreë Brunson, mbajtur nën akuzën për terrorizëm – si bashkëpunëtor i Gylenit.
Së fundi, amerikanët vendosën tërheqjen nga veriu i  Sirisë, duke ua lehtësuar kështu Turqisë luftën
ndaj Partisë Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën Ankaraja e konsideron si
terroriste.

“Ne
shpresojmë dhe besojmë se SHBA do të përmbushë pritshmëritë dhe do të provojë
se është një vend ku sundon ligji”, tha ministri turk i Drejtësisë,
Abdulhamit Gul.

Muajin e kaluar, ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu, tha se
presidenti Trump i ka thënë homologut Erdogan se “Shtetet e Bashkuara janë
duke punuar për ta ekstraduar Gylenin”, por Shtëpia e Bardhë e mohoi më
vonë.