Skip to content

“Nuk pres normalitet në Parlament”- Tabaku: Ndryshimet në ligjin e Komisioneve Hetimore vetëm i kanë hedhur benzinë zjarrit

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat u shpreh se ishte e pranishme për të thënë se reformat nuk janë vetëm për opozitën dhe për procesin e integrimit.

Tabaku u shpreh se nuk pret normalitet të Parlamentit me nisjen e sesionit të ri, ndërsa theksoi se përgjegjëse për situatën aktuale është mazhoranca.

“Parlamenti nuk ka normalitet dhe nuk pres të ketë. Kisha shpresuar që procesin e integrimit mazhoranca do ta kishte përdorur për të dalë nga ngërçi. Nëse ndodhemi në këtë situatë, është për shkak të qeverisë.

Afatet kohore që vënë për Reformën Zgjedhore ishte 2024,nuk isha dakord. Në mbledhje isha për të thënë se çështjet që nevojiten për reformat nuk janë vetëm të opozitës dhe për procesin e integrimit”, tha Tabaku.

Në lidhje me komentet e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë për Reformën Zgjedhore, deputetja tha se votat vijnë vetëm nga debati me opozitën.

Të ndryshosh ligjin e Komisionit Hetimore në mes të krizës, të bësh ndryshime të njëanshme, ti vetëm i hedh benzinë zjarri. Unë nuk di që votat nuk shiten dhe blihen apo i gjen në treg. Votat vijnë nga një debat me opozitën, dhe patjetër duhet që reforma zgjedhore të dalë nga debati me opozitën”, tha Tabaku.

Pyetjes se nëse kryetarja e Kuvendit kishte pranuar të zhvillonte takime me kryetarët e grupeve parlamentare të partive Politike, ajo tha: “Jemi shumë larg nga e thëna në të bërë. Po thonë në mbledhje, por do ta shohim sesa do i realizojë”.

 

 

“”