Skip to content

Shpërthen bombula në një banesë në Mitrovicë, plagosen 13 persona

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë të Kosovës, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

Policia e Kosovës thotë se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi, rreth orës 16:30.

13 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku po marrin ndihmë mjekësore.

“Si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, tha për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /