4 janar  Bashkia e Beratit është duke mbështetur projektin “IDEA”, i cili financohet nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga Organizata Gjermane për Zhvillim (GIZ) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Projekti “IDEA” synon të trajnojë të rinj mbi moshën 18 – vjeçare që të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse si dhe të konsolidojnë një ide të tyre për biznes, duke përgatitur edhe një plan biznesi, i cili më pas do të konkurrojë për t’u financuar nga skema e granteve “IDEA” si edhe nga institucione të tjera.

“Zhvillimi i planeve të biznesit është një parakusht për të fituar mbështetje më pas për financimin e planeve tuaja për biznes. Në rast se arrihet një numër i caktuar aplikantësh nga qyteti i Beratit, trajnimet për pjesëmarrësit nga Berati do të mund të kryhen në qytetin e Beratit”, shkruhet në njoftim./e.caushi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re