Ministri i Jashtëm Igli Hasani e ka nisur vizitën në Kosovë nga kulla e heronjve ‘Gërvalla’, në pranga të 42-vjetorit të vrasjes së tyre në një atentat nga kriminelët jugosllavë.
Hasani shkruan se Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës, ndërsa ka ndarë dhe foto nga kulla.
Ministri Igli Hasani në Facebook:
I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes në një atentat nga kriminelët jugosllavë, i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës.
