Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi një ditë më parë jashtë sallës së Parlamentit se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka arritur që të bindë palën tjetër (Partinë Socialiste) për ringritjen e Komisionit Bipartizan të Reformës Zgjedhore.

Madje Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, ka specifikuar disa herë, nderkombetarët ndihmuan dhe bashke me ata arriti nje fitore te modeste. Ai u zotua publikisht se shumë shpejt pasi te rakordohet do bëhen detajet publike per mediat.

Basha ka theksuar më tej se: “Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falënderoj ja kemi dalë të ndërmarrim një hap të parë modest sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore”.

Më tej ai ka cituar dhe Ambasadat të cilat sipas tij ndihmuan PD-në që të arrinte që ka lidhje me reformën zgjedhore. “Detaj besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore”, tha Basha.

Deklarata e zbardhur nga vete zyra e PD, e Lulzim Bashës

DEKLARATA E LULZIM BASHES DJE

‘Sot kam një thirrje për Presidentin e Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimet e ligjit për Komisionet Hetimore. Të zhbëjë ndryshimet e njëanshme të rregullores.

Ndërkohë që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falënderoj ja kemi dalë të ndërmarrim një hap të parë modest sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore.

Detajet të cilat do të rakordohen gjithnjë në mbështetje….
Gazetari e pyet per takimet e Alibeajt
Lulzim Basha: Një sekond zotri se po i përgjigjem koleges tuaj…

Detaj besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike.

QENDRIMET E SHBA DHE BE

Ndërkohë që News24 ka pyetur sot Ambasadën e SHBA dhe atë të BE se për çfarë ndihme fliste Lulzim Basha. Ndërkohë që zyrtarisht këto Ambasada hodhën poshtë përfshirjen në këtë proces, por kanë bërë thirrje që kjo reformë të realizohet me konsensus.

Pyetja: Z. Basha pas seancës së sotme plenare, në një deklaratë për mediat, njoftoj se me ndihmën e Ambasadës suaj, ka bindur PS që të arrijë dakorësinë me Enkelejd Alibejan (bashkëkryetar I Reformës Zgjedhore) për Reformën Zgjedhore. A mund të konfirmoni nëse keni ndërmjetësuar ju dakordësinë që Lulzim Basha pretendon se është arritur mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeaj? A mund të na jepni detaje mbi negociatat e zhvilluara.

Përgjigja e Delegacionit të BE në Tiranë:

Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: Vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

Përgjigja e Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.

Pas këtyre deklaratave që me gjasa nuk i kanë pëlqyer Lulzim Bashës, nëpërmjet zëdhënësit për shtyp, ka akuzuar mediat se kanë dezinformuar. Duke mohuar dhe fjalët që ai vetë ka thënë në publik. (SHIKO VIDEON)

Lulzim Basha pas seances plenare

Deklarata e plotë

Lulzim Basha: Ndërkohë që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falënderoj ja kemi dalë të ndërmarrim një hap të parë modest sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore.

Detajet të cilat do të rakordohen gjithnjë në mbështetje….
Gazetari e pyet per takimet e Alibeajt
Lulzim Basha: Një sekond zotri se po i përgjigjem koleges tuaj…

Detaj besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike.

Zëdhënësja i Bashës: Partia Demokratike hedh poshtë aludimet dhe dizinformimin lidhur me qëndrimin e Kryetarit të Partisë Demokratike  z. Lulzim Basha të bëra nga Balkanëeb, News 24 dhe gazeta “Panorama”. Z. Lulzim Basha një ditë më parë ka falenderuar për bashkëpunimin partnerët ndërkombëtarë për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore.  Keqinformimi bëhet thjesht dhe vetëm për interesa të një grupi që nuk e do Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike falënderon dhe njëherë partnerët tanë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe dhe OSBE ODHIR për mbështetjen e Reformës Zgjedhore si interes i qytetareve shqiptarë dhe mundësi për të grantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko