Skip to content

Tërheqja amerikane nga Siria, shenja “pendese” nga Uashingtoni

Shtetet e Bashkuara nuk kanë një afat kohor për tërheqjen e
trupave nga Siria, por nuk kanë në plan për të qëndruar një kohë të pacaktuar,
ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili është një sinjal
i fortë se forcat amerikane mund të mbeten deri në atë që mund ta konsiderojnë
si kapitullim total të ISIS-it, që është dhe shkaku pse ndodhen atje.  

Forcat mbështetëse të SHBA-së janë ende në përpjekje për marrë
territor nga ISIS në Siri – tha zyrtari, dy javë pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen
e rreth 2,000 trupave nga Siria.

Trump tha se forcat e kishin përbushur misionin e tyre dhe se nuk
ishin më e nevojshme qëndrimi në Siri.

Por ky vendim befasoi zyrtarët dhe aleatët, e madje prej tij
Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis dha dorëheqjen, duke mos qenë dakort me tërheqjen.

“Ne
nuk kemi një afat kohor për të tërhequr forcat tona nga Siria”, tha
zyrtari.

“Kjo
do të bëhet në një mënyrë të tillë që aleatët dhe partnerët tanë të vazhdojnë
kudo presion mbi ISIS dhe që mos lënë asnjë hapësirë ​​bosh
për terroristët”, shtoi
ai.

E nga ana tjetër, zyrtari shtoi se “SHBA nuk synon të ketë një
prani ushtarake të pakufizuar ushtarake në Siri”.

Ky zhvillim do të thotë se “tërheqja amerikane”nga Siria mund
të jetë diçka evazive, deri thjesht një “fjalë goje” e thënë nga Trump, ndërkohë
që realiteti në terren do jetë po ai: amerikanë dhe kurdë së bashku.