Në një fluturim nga kryeqyteti i Tajlandës Bangkok për në provincën jugore të Phuket, pasagjerët zbuluan një gjarpër të gjallë në një valixhe.

Gjarpri u gjet gjatë një fluturimi më 13 janar nga aeroporti ndërkombëtar Don Mueang i Bangkokut dhe aktualisht nuk dihet se për çfarë lloji bëhet fjalë.

“Stujuardët u njoftuan përpara uljes në Phuket pasi një pasagjer vuri re një gjarpër të vogël në pjesën e sipërme,” tha në një deklaratë Fole Pumpang, kreu i sigurisë së korporatës për Air Asia, duke shtuar se ekuipazhi i kompanisë është i trajnuar mirë për një dukuri të tillë, si dhe që pasagjerët janë zhvendosur për masa paraprake.

Aeroplani u ul pa incidente, sipas deklaratës së kompanisë, dhe u inspektua menjëherë nga ekipet përkatëse inxhinierike dhe të sigurisë në terren, raporton CNN.

Raportohet gjithashtu se siguria e ekuipazhit dhe pasagjerëve nuk është kërcënuar aspak dhe avioni, sipas procedurës standarde, ka kaluar nëpër pastrim të thellë dhe tymosje.

Kompania nuk tha se çfarë ndodhi me gjarprin pasi aeroplani u ul në Phuket, por një video që u bë virale në TikTok, që supozohet se është marrë nga një pasagjer në aeroplan, tregon një stjuardese duke u përpjekur të kapte gjarprin me një shishe plastike dhe përfundimisht duke e futur aty.

Kjo është hera e dytë që një gjarpër gjendet në një avion të Air Asia, pasi në shkurt të vitit 2022 një piton u pa në një nga fluturimet e brendshme të kompanisë në Malajzi, nga kryeqyteti Kuala Lumpur në Sabah.

Avioni më pas u devijua në Aeroportin Ndërkombëtar Kuching në shtetin Sarawak për shkak të incidentitdhe videot dhe fotot e pitonit që zvarritej në aeroplan u bënë virale në mediat sociale. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re