Skip to content

“Në PD, ka ardhur kallëp nga hiçi”, Balliu për Açkën: Të largohet nga loja e Ramës së bashku me deputetët e tjerë

Klevis Balliu, i është përgjigjur deputetes demokrate Flutura Açka, e cila u përfshi në tensionet në Komisionin e Medias me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

Ai u shpreh në studion e ‘Open’ se kur ai është hequr nga lista për deputet nuk i ka dalë PD-së apo Bashës kundër, por e ka mbështetur edhe më shumë, ndërsa shtoi se Açka nuk ka qenë në Partinë Demokratike.

 “Ka ardhur në PD, kallëp nga hiçi” tha Balliu, ndërsa i thirrje Açkës dhe  të gjithë deputetëve që të largohen nga ajo që ai e cilësoi si “lojë e Ramës”, duke iu referuar PD-së zyrtare.

 

“”