Skip to content

Presidenti dekretoi propozimet e qeverisë për Komisionet Hetimore, analisti Baçi për Panorama TV: Begaj u përfshi në lojën e Ramës, ja çfarë duhet të bënte

Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e Panorama TV, fillimisht komentoi dekretimin e propozimeve të qeverisë për Komisionet Hetimore nga presidenti Begaj, duke u shprehur ai në njëlloj mënyrë u përfshi automatikisht në lojën e Ramës.

Sipas tij, Begaj duhet të kishte pasur të paktën një konsulte  më opozitën, por gabimi më i madh i tij ishte pjesëmarrja në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, pa u dakorduar me palët dhe më pas vendosmëria për të mbajtur fjalimin në presidencë, kur mund t’ia kishte dorëzuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla.

“Për shkak të ndjeshmërisë së madhe, duhet të kishte pasur të paktën një konsultë.  Në rrafshin politik, presidenti gaboi më shumë ditën që u shfaq në Parlament, pa u dakorduar me palët.

Ai mund t’ia kishte dërguar Nikollës ta lexonte  dhe jo ta bënte nga presidenca.

Presidenti në njëlloj mënyrë  u përfshi dhe automatikisht u duk se u fut rrethin e zotit Rama, që do ta shfaqë opozitën problematike.

Ndoshta presidenti duhet të kishte qenë më aktiv dhe të kishte bërë thirrje për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Kalimi i një ligji që nuk bie ndesh me Kushtetutën nuk mund ta përfshijë presidentin në debat politik.

Mazhoranca sot e ka zhbërë kuptimit të të qenurit republikë parlamentare. Kalon ligji, ngre dorën dhe nuk ka debat askund.

Humbja e shansit të Begajt që të mbante qëndrim  pa u përfshirë, do ishte një gjë që do i shërbente politikës.

Jo më kot Rama nxorri një emër si Begaj, që t’i jepte fund debateve që kishte në kohën e zotit Meta. Begaj duket një presidenti që vështirë të mbajë qëndrime të forta politike, por si një president që vetëm do të vulosë.

Në firmosjen e ligjit sot nuk e sulmojmë dot sepse ishte në përputhje me Kushtetutën” tha Baçi.

“”