Skip to content

Refuzohet kërkesa e Berishës, ish-kryeministri nuk lejohet të marrë pjesë në seanca plenare

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos pranojë kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare.

Ish-lideri i Partisë Demokratike kërkoi përmes avokatëve të tij që të lejohet të jetë i pranishëm në Kuvend.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë, të enjten Apeli i Posaçëm regjistroi çështjen për shqyrtimin e kërkesës së Berishës, i cili kërkon masë më të butë sigurie.

Ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpi”, së bashku me dhëndrin e tij, Jamambër Malltezi, të dy të dyshuar për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet që të merren në pyetje nga togat e zeza ish-kryeministri së bashku me dhëndrin e tij. Të dy i kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke e konsideruar procesin gjyqësor ndaj tyre si politik.//