Papa Françesku ka paralajmëruar për “rreziqet e çoroditura” që paraqet inteligjenca artificiale (AI) dhe ka përsëritur thirrjen e tij për rregullimin e saj global.

Ai e tha këtë me rastin e Ditës së Komunikimit Social të Kishës Katolike Romake dhe pranoi se ai vetë ishte viktimë e një fotografie të manipuluar, të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), transmeton Reuters.

Kreu i Kishës Katolike Romake tërhoqi gjithashtu vëmendjen për “ndotjen njohëse” që mund të shtrembërojë realitetin, të promovojë narrativa të rreme dhe t’i mbyllë njerëzit në “dhomat e jehonës ideologjike”.

“Ne duhet të mendojmë vetëm për problemin e kahershëm të dezinformimit në formën e lajmeve të rreme, të cilat sot mund të ndikojnë në krijimin dhe shpërndarjen e imazheve që duken krejtësisht bindëse, por janë false, dhe unë vetë kam qenë viktimë e kësaj”, tha Papa Françesku.

Ai ishte subjekt i një fotoje të modifikuar vitin e kaluar në të cilën shfaqej i veshur me një pallto, ndërsa iu referua edhe versioneve audio të ndryshimeve “deepfake”.

Ai foli gjithashtu për rreziqet e inteligjencës artificiale në media, veçanërisht në raportimin e luftës, duke shtuar se AI duhet të mbështesë, jo të eliminojë, rolin e gazetarisë në terren. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re