Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të së hënës nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Ruvikona”.
Anarkistët hodhën në mure dhe derën e ambasadës tullumbace të mbushura me bojë të kuqe.
Nepermjet nje komunikate ata thane se sulmi u krye si reagim ndaj politikës së jashtme amerikane. Kjo organizatë ka kryer sulme të ngjashme edhe në të kaluarën.
Policia kanë arrestuar disa persona per sulmin me bojë ndaj godinës së ambasadës së Shba-së në Athinë. Ministria e jashtme greke dhe ambasada amerikane dënuan këtë veprim te anarkisteve.
