Skip to content

Tmerr gjatë uljes së avionit, 6 të lënduar

ap 21159776567541 d2155d83cffd9b9dd281c5ae6b74ba3554560616 s1100 c50

6 persona kanë mbetur të lënduar, gjatë uljes emergjente që bëri avioni “American Airlines” në aeroportin Kahului në Hawaii këtë të shtunë, pas problemeve që shfaqi gjatë fluturimit.

Të lënduar kanë mbetur 5 persona të ekuipazhit dhe një pasagjere, të cilët morën plagë të lehta dhe pasi morën ndihmën e parë në spital, u larguan.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas American Airlines, avioni u tërhoq nga shërbimi për inspektim nga ekipi i mirëmbajtjes.

“Siguria e klientëve tanë dhe anëtarëve të ekipit është prioriteti ynë kryesor”, shtoi kompania, raporton CNN.

Departamenti i transportit të Haëait konfirmoi gjithashtu se linja ajrore “bëri një ulje të vështirë” në aeroport të shtunën pasdite.

Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se do të hetojë në lidhje me këtë rast, sipas një deklarate në  faqen e tyre të internetit .

“Fluturimi 271 i American Airlines, një Airbus A320, bëri një ulje të vështirë në pistën 20 në aeroportin Kahului në Hawaii rreth orës 14:00 me kohën lokale. Kontaktoni linjën ajrore për informacione për pasagjerët. FAA do të hetojë”, thuhet në deklaratë./