Skip to content

Nëse nuk trajtohet hipertensioni mund të dëmtojë

Jo më kot hipertensioni quhet “ vrasësi i heshtur”. Shumica e pacientëve nuk kanë asnjë simptomë.

Nëse vlerat e tensionit arterial janë mbi 140/90 dhe sidomos ka edhe faktorë të tjerë rreziku përgjigjia është PO.

Hipertensioni duhet trajtuar.

Nëse nuk trajtohet hipertensioni mund të dëmtojë:

– Sjell dëmtime të mureve të zemrës- insufiçiensë kardiake

– Dëmtime të enëve të vogla të gjakut që më vonë shkaktojnë insult ose hemoragji cerebrale

– Dëmtime të shikimit

– Dëmtime të veshkave deri në dializë!

– Dëmtime të enëve të gjakut si pasojë e presionit të rritur.

Këto dëmtime janë të shpeshta dhe duhet të merren seriozisht dhe mund të parandalohen NËSE TRAJTOHET HIPERTENSIONI.