Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike, pasi tentoi të fuste në Britani me një jaht të vogël me 12 emigrantë shqiptarë në bord, përfshirë një djalë tetë vjeçar në gushtin e kaluar.
BBC shkruan se bëhet fjalë për 50-vjeçarin Eduard Mucaj, i cili u arrestua nga zyrtarët e Forcave Kufitare pasi lundroi në mënyrë të paligjshme nga Holanda për në Lowestoft, Suffolk.
Zyrtarët britanikë thanë se jahti kishte një motor të dëmtuar, nuk kishte pajisje sigurie dhe në të, numri i personave ishte trefish më i madh se kapaciteti.
Home Office gjithashtu tha se Mucaj ishte nisur nga Den Oever në Holandë në orët e para të 9 gushtit, ndërsa zbuloi se në bordin e jahtit ishin edhe dy emigrantë shqiptar ishin dëbuar më parë nga Britania e Madhe për kryerjen e veprave të rënda.
Një oficer i imigracionit në Zyrën e Brendshme, Steve Desmond tha dy emigrantët janë dëbuar nga Brotania e Madhe.
“Unë mendoj se të gjithë do ta konsideronin këtë krim si të neveritshëm.
Është e qartë se të gjithë ata njerëz në bord ishin në rrezik të humbnin jetën e tyre dhe kjo mund të kishte ndodhur kaq lehtë”, tha ai.
