Skip to content

Shkruajtën “UÇK” në borë, burg tre shqiptarëve në Serbi

Tre të rinj shqiptarë  janë dënuar me burg në Serbi, pasi shkruajtën mbi borë simbolet e UÇK-së.

 

Mediat serbe raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit,  Iba Bajramin 20 vjec, Shpreson Bajramin 22 vjeç dhe Daniel Kryeziun 25 vjeç.

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të së hënës në Beograd dhe shqiptarët e arrestuar janë dënuar me nga 55 ditë burgim secili.

 

Tre shqiptarët kanë shkruar “UÇK” mbi borë.