Deputeti Flamur Noka ka etiketuar kreun e PD-së, Lulzim Basha si tradhtar dhe mercenar, pasi ky i fundit doli nga salla e Parlamentit.
Deputeti Noka gjithashtu ka hedhur vezë në drejtim të automjetit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, në përfundim të seancës plenare.
Ligjvënësi demokrat, i cili nuk u lejua të hyjë në Kuvend pasi është përjashtuar nga Komisioni i Etikës për 20 ditë, hodhi miell në drejtim të Gjonçaj, teksa ky i fundit qëndronte në oborrin e Parlamentit.
Gjithashtu u hodhi miell edhe punonjësve të Gardës që qëndronin tek dera e Kuvendit.