Skip to content

Bashkohen deputetët e Partisë Demokratike/ Mblidhet grupi i PD dhe Këshilli Kombëtar! Bardhi: Jo më përçarje dhe konflikte

ok sd 1 1

Gazment Bardhi bashke me deputetët që e ndjekin hodhën pas krahëve te shkuarën e hidhur dhe u kthyen ne shtëpi nga e njëjta derë prej nga dolën dy vite më parë.

Arsyeja qe bashkoi demokratët sërish nën të njëjtën çati është beteja kundër Edi Ramës. Sprova e parë nis ne protestën e 20 shkurtit

“Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e nesërme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet çdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë“-u shpreh Bardhi.