Skip to content

E motra gjen te vdekur në gjumë 13-vjeçarin shqiptar

ss

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.

Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur në Traversetolo në provincën e Parmës, ku i mituri shqiptar është gjetur i vdekur nga motra e tij.

17-vjeçarja ka shkuar pak para orës 8 të mëngjesit të sotëm në dhomën e vëllait, të cilin e ka gjetur pa shenja jete.

Familja thirri menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për 13-vjeçarin. Deri më tani dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë. Ndërkohë, pritet që të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së të miturit.