Skip to content

Sekretari Amerikan i Shtetit vjen në Tiranë/ Nga pritja në Rinas te takimi me kreun e SPAK dhe konferenca me Ramën, zbardhen detaje nga vizita e Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Tiranën më 15 shkurt. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit mesditën e së enjtes, ndërsa mësohet se pritja do të bëhet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Ndalesa e parë e sekretarit Blinken mësohet se do të jetë në selinë diplomatike amerikane. Më pas është parashikuar takimi me kryeministrin Edi Rama.

Në takim pritet të diskutohet për çështjet e sigurisë në rajon, ndërsa mesazhet Blinken do t’i japë në një konferencë të përbashkët me shtyp me Ramën.

Gjithashtu, Sekretari Amerikan i Shtetit do të takojë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin, që deri më tani është lexuar si një mbështetje e SHBA në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.

Pas vizitës në Tiranë, Blinken do të shkojë drejt Mynihur ku do të marrë pjesë në konferencën e sigurisë.

“”