Skip to content

Vizita e Blinken në Tiranë, Rama: Shenjë e besimit të SHBA ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat në Kosovë, foli lidhur me vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në Tiranë. Ai u shpreh se vizita e Blinken lidhet me vlerësimin e SHBA ndaj qëndrimeve të mbajtura nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria ka marrë një falënderim jashtëzakonisht domethënës nga përfaqësuesja e Shtetit të Bashkuara, ambasadorja në atë tryezë për kontributin e veçantë. Sigurisht që kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve tanë strategjikë tek Shqipëria, tek pesha e Shqipërisë sot në rajon dhe patjetër edhe me një konsideratë të veçantë për rolin e Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjitha shijet e lagjes sonë Ballkanike në mes të Evropës”, tha Rama.

Lexo edhe :Related Posts

Po ashtu, Rama theksoi se Shqipëria qëndron krah Kosovës, në mesin e tensioneve në rajon.//