Skip to content

Blinken dhe Kim në Tiranë, Flutura Açka: Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar, me miq mund ta pastrojmë!

Deputetja Flutura Açka, ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin mbërriti edhe ish-ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, njëkohësisht edhe Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Açka shkruan se Shqipëria, sipas saj për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, e që deformoi demokracinë shqiptare.

Ajo thekson “me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë”, edhe pse vetë nuk mundëm.

Reagimi i plotë:

U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë! Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.

Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë-egjeu në brigjet e civilizimit.

“”