Skip to content

“Trekëndëshi”, arrestohen tre persona me urdhër të SPAK, planifikuan një atentat

Tre persona janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Tre të arrestuarit akuzohen për vepra të rënda penale, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë planifikuar një vrasje.

Një ndër të arrestuarit është Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.

Lexo edhe :Related Posts

“Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.

Ata akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Po ashtu, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.//