Skip to content

Studentët/ Lleshaj: Protesta ka mbaruar, një grup i vogël po bllokon universitetin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se Policia e Shtetit do të bëjë maksimumin për të zgjidhur ngjarjen e Durrësit.

 

Pas ceremonisë së 106 vjetorit të Policisë së Shtetit, Lleshaj u shpreh para mediave se është i indinjuar me këtë ngjarje, të cilën e cilësoi si një akt të shëmtuar.

 

“Shpreh indinjatën e thellë për këtë turp, por policia do të bëjë maksimumin e mundshëm për zgjidhjen e këtij akti të shëmtuar”

 

Por teksa u pyet edhe mbi faktin se studentët po pretendojnë se po dhunohen nga policia, Lleshaj tha se tani nuk bëhet më fjalë për studentë por për një grup të vogël I cili po bllokon universitetin.

 

“Policia s’bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”