Vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave ushqyese dhe dobive që mbart. Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë menjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.

nje luge vaj ulliri

 

 

 

 

 

 

 

 

Një lugë vaj ulliri në ditë, cilat janë përfitimet në organizëm?

Laksativ natyral (shkarkues):Kapsllëku apo lëvizjet e pakëndshme të zorrëve janë motivet kryesore pse shumë njerëz i drejtohen mjekëve gastrointestinal për vizita mjekësore më të specializuara. Por, vaji i ullirit mund të ndihmojë në lehtësimin e këtij problemi, pasi yndyrat ndihmojnë në qetësimin e pjesës së brendshme të zorrëve dhe ndikojnë në sistemin imunitar që të thithë më shumë ujë, thotë studimi nga Cleveland Clinic.

Zvogëlon rrezikun e prekjes nga demenca: Gjithashtu, shtimi i një luge vaj ulliri në regjimin tuaj ushqimor zvogëlon rrezikun e prekjes nga demenca, kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%. Për shkak të polipenolit që përmban, ai normalizon nivelet e kolesterolit në trup.

Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë që e mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.

Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.

Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re