Ka nisur prej orës 17:30 mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Patrtisë Socialiste, ku në mbledhje janë kreu i PS Edi Rama, 12 drejtuesit e qarqeve, ndërsa pjesa tjetër e anëtarësisë ëhstë duke e ndjekur mbledhjen online.
Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dyer të mbyllura është shprehur se regjistri aktual me anëtaët e partisë ka probleme, prandaj duhet një regjistër i ri.
Lexo edhe :Related Posts
Ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha që të bëhet zgjedhje për riorganizimin e partisë.
“Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive.
Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë”, është shprehur Rama.
