
Klement Balili, një nga personat më të kërkuar nga policia dhe drejtësia shqiptare është vetëdorëzuar.
Në kërkim prej më shumë se dy vitesh, Balili u vetëdorëzua tek Krimet e Renda paraditen e kësaj të marte.
Më herët ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka bërë njoftimin në Facebook duke u mbështetur tek denoncimi I bërë nga një qytetar dixhital.
Balili, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Prej muajit maj të 2016-es Klemend Balili, ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.
