Skip to content

Po peshkonte në Porto Romano/ 40-vjeçari rrëshqet në ujë dhe e merr rryma, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

8E7F2A06 0268 4D10 B7AB 8B2CC3BCB936

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat