Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë 3 fëmijët e Pëllumb Metës.
Hygerta Meta, Hysen Meta dhe Amarildo Meta mbërritën në seancë rreth orës 12:00 për tu njohur me masën e sigurisë.
Tre të rinjtë, që akuzohen se vranë dhe groposën të atin në kasollen pranë banesës në Shënavlash të Durrësit, u paraqitën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Ndërkohë në seancë nuk ndodhet asnjë i afërm i familjes Meta.