Skip to content

Fotolajm/ Snajperë në tarracat e godinave, masat të forta të sigurisë për pritjen e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy është pritur në Tiranë nën masa të forta sigurie.

Teksa Zelensky ndodhet në kryemimistri në takimin kokë më kokë me kreun e qeverisë Edi Rama, janë vendosur snajperë në tarracat e godinave.

Panorama sjell fotot e snapjeristëve të vendosur në tarracën e Universitetit të Politeknikut pranë Kryeministrisë.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit është bllokuar qarkullimi i automjete, ndërsa janë vendosur forca të shumta policie për mbarëvajtjen e sigurisë së Samitit Ukrainë-Evropajuglindore.

“”