Skip to content

Ligji për taksimin e profesioneve të lira, Tabaku rendit arsyet: Ja pse ky akt është një tjetër goditje antikushtetuese ndaj shtresës së mesme

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka renditur arsyet se pse ngritën një padi në Gjykatë Kushtuese në lidhje me ligjin për taksimin e profesioneve të lira, dhe se pse ky ligj sipas saj, është një goditje antikushtetuese ndaj shtresës së mesme.

Tabaku bën me dije se ky “ligj cënon barazinë përpara ligjit sepse paguhet 15%-23% për këto profesione ndërkohë që për të njëjtat të ardhura paguhet 8% për dividentin, 13% për pagën e kështu me radhë”.

Sipas demokrates, ligji për taksimin e profesioneve të lira, cënon sigurinë juridike, ndërsa shton se “këto biznese kanë bërë parashikimet e tyre dhe planet e tyre të biznesit mbi supozimi që kjo taksë do të ishte ndryshe dhe sot është një barrë shtesë”.

Ndër të tjera ajo thekson se kjo taksë, është një taksë e padrejtë që rëndon mbi shtresën e mesme që është shtylla e ekonomisë.

Reagimi i plotë:

Sistemi i pandershmërisë fiskale duhet goditur pasi ka çimentuar oligarkinë në kurriz të meritokracisë!

3 arsye përse e dërguam në GJK!

Pyetje pa fund dhe interes shumë I lartë për padinë në Gjykatën Kushtetuese mbi taksën antikushtetuese mbi profesionet e lira. Kush janë tre pikat që gjykoj se shkelin Kushtetutën.

E para, cënon barazinë përpara ligjit sepse paguhet 15%-23% për këto profesione ndërkohë që për të njëjtat të ardhura paguhet 8% për dividentin, 13% për pagën e kështu me radhë.

Cënon sigurinë juridike, sepse këto biznese kanë bërë parashikimet e tyre dhe planet e tyre të biznesit mbi supozimie që kjo taksë do të ishte ndryshe dhe sot është një barrë shtesë.

Dhe e treta, është një taksë e padrejtë që rëndon mbi shtresën e mesme që është shtylla e ekonomisë. Sot, ka pafund kontabilistë, profesionistë, juristë, mjek, farmacist të cilët nga kjo taksë. Por është një shtresë që kam harruar ta përmend ajo e teknologjisë së informacionit, programuesit.

Të rinj që përplasen në dyert e shtetit dhe nuk gjejnë një punë por kanë krijuar zanatin e tyre, biznesin e tyre dhe profesion. 30 mln euro nuk është shumë lek për buxhetin e shtetit që abuzon pafund. Ndërkohë që 30 mln euro shtesë taksë mbi këtë shtresë të mesme është jashtëzakonisht shumë. Shtresa e mesme është shtylla, është palca e ekonomisë shqiptare, shtresa që bën mendimin dhe rrit GDP-në dhe duhet patjetër ta ndihmojnë dhe ta mbështesim atë.

“”